TIRANË-Drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi, dhe drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, janë paraqitur sot në ambientet e SPAK. Haxhiademi, e cila më herët ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është marrë në pyetje nga prokurorët e Posaçëm.
Ajo u emërua në krye të KESH, pasi Erald Elezi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) u mor i pandehur, si pjesë e hetimit të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.
Edhe drejtori i Hekurudhave Shqiptare është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimet, por ende nuk janë bërë të ditura detaje. Verdho më herët ka mbajtur poste të rëndësishme, si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më pas në krye të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.