Aktualitet

Vidhte hotele, vila e biznese, HAJDUTI 'serial' kundërshton efektivët

Gjatë kontrollit ndaj tij, efektivët sekuestruan si prova materiale një thikë, një kaçavidë, dy motomjete, një celular dhe disa sende të tjera që dyshohet të jenë vjedhur.

l.k

 

Vidhte hotele, vila e biznese, HAJDUTI 'serial' kundërshton
Foto nga autori

DURRËS – Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, si autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh të kryera gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë. Orgito Hajrullaj, dyshohet se fshihet pas të paktën 11 rasteve të vjedhjeve të bizneseve, hoteleve, vilave dhe ambienteve të tjera private. Në momentin e kapjes, 21-vjeçari tentoi të largohej dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por u neutralizua menjëherë dhe u arrestua. Ai rezulton të jetë në kërkim edhe për vjedhje të mëparshme.


Gjatë kontrollit ndaj tij, efektivët sekuestruan një thikë, një kaçavidë, dy motomjete, një celular dhe disa sende të tjera që dyshohet të jenë vjedhur.

Orgito Hajrullaj akuzohet për disa vepra penale njëherësh: “Vjedhja” në më shumë se një rast, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB