Aktualitet

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon, institucionet tallen

Ai ka denoncuar mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm në zonën ku banon, duke treguar se prej vitesh familjet e këtij fshati jetojnë pa ujë të rrjedhshëm dhe janë të detyruar të mbajnë bidonë ujë të furnizuar nga lagjet e tjera të Tiranës.

l.k
Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,
foto nga bidonat

TIRANË- Ditën e sotme në redaksinë e Zërit ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një banor, i cili jeton në lagjen Germadh, Njësia 4, Komuna Dajt. Ai ka denoncuar mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm në zonën ku banon, duke treguar se prej vitesh familjet e këtij fshati jetojnë pa ujë të rrjedhshëm dhe janë të detyruar të mbajnë bidonë ujë të furnizuar nga lagjet e tjera të Tiranës.

Ai apelon për një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se banorët ndihen të braktisur dhe pa shpresë për një zgjidhje.

“Në momentin që po ju shkruaj, nuk ka asnjë pikë ujë. A i kontrollon kush këtë situatë? Na shtypin, na përbuzin dhe tallen me ne. Nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë për ne, vetëm na lënë të vuajmë, ndërsa ata pasurohen dhe favorizojnë njerëzit e tyre, ju jam lutur disa herë, edhe deputetit Xhemal Qefala po ashtu edhe administratës së Dajtit, por nuk kam marrë përgjigje. Ndonjëherë na premtojnë se situata do të përmirësohet”, shprehet banori, i cili jeton me pesë fëmijë dhe familjarë të tjerë.

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon, 

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Dajti pa ujë, banorët për ZËRI: E blejmë me bidon,

Në kryeqytet janë bërë disa premtime për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë banorët e Tiranës, madje edhe nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.

“Prioritet ynë është të investojmë në infrastrukturën e ujësjellësit për të garantuar furnizimin e ujit të pastër për të gjithë qytetarët,” ka deklaruar më parë Veliaj.

Megjithatë, pas premtimeve të mëdha, realiteti në Germadh tregon se banorët vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit dhe presin veprime konkrete dhe të shpejta nga institucionet./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB