Aktualitet

Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS

Ai ishte shpallur në kërkim që prej muajit tetor.

I.F
Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS
Flamur Rraja

TIRANË- Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe familjen e tij. Ai ishte shpallur në kërkim që prej muajit tetor. Palët dyshohet se kanë konflikte për pronat. Në kërkim është shpallur edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja.

Ariel Rraja, 23 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur më herët nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.

Ndërsa babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën ndaj dy vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja, ngjarje që çoi dhe në tërheqjen e Rrahman Rrajës nga politika. /ZËRI

Poll

MOS HUMB