
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni antidrogës i kryer nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme gjatë mbrëmjes së djeshme në disa zona të Tiranës dhe në disa qytete të Shqipërisë. Sipas “ABC News” lënda narkotike në laboratorin e sekuestruar në zonën e Kodrës së Siellit ka qenë në formë të lëngshme dhe në sasi të mëdha.
Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 7 persona, mers tyre dhe një person nga Venezuela, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i të arrestuarëve. Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge.
Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. Policia dhe SPAK ende nuk e kanë dhënë një deklaratë zyrtare, gjë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. /ZËRI