
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni antidrogës gjatë mbrëmjes së djeshme në Kodra e Diellit në Tiranë dhe në disa zona të tjera. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja, ndërsa gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të Prokurorisë së Posaçme për urdhër ndalimi.

Për këtë laborator kokaine ishte përshtatur një banesë në Qerekë, por ende nuk jepen të dhënat se sa është sasia e drogës së kapur kokainë, apo identiteti i të arrestuarëvë të tjerë, por ata janë sjellë në polici gjatë natës. Operacioni ende po vijon dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim.
Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 8 persona, mes tyre dhe një person nga Venezuela, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i të arrestuarve. Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge.
Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. /ZËRI