Aktualitet

Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, vizita e familjarëve për Krishtlindje 'fundosi' 39-vjeçarin

Shqiptari rezultonte gjithashtu përgjegjës për menaxhimin e kanaleve ndërkombëtare të furnizimit me lëndë narkotike, duke përdorur një strukturë të organizuar dhe mjete të sofistikuara komunikimi.

F.I

Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, vizita e familjarëve

DUBAI-Forcat e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe arrestuan një shtetas shqiptar 39-vjeçar në arrati, i kërkuar që nga viti 2019 dhe i përfshirë në një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas hetimeve, 39-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte kreu i një rrjeti kriminal me bazë operative në rajonin e Venetos. Organizata merrej me importimin e kokainës dhe marijuanës nga Holanda dhe Shqipëria, të cilat shpërndaheshin më pas në Venecia dhe në disa qytete të tjera të provincës, përfshirë Mestre, Scorzè, Noventa di Piave dhe Jesolo.

Shqiptari rezultonte gjithashtu përgjegjës për menaxhimin e kanaleve ndërkombëtare të furnizimit me lëndë narkotike, duke përdorur një strukturë të organizuar dhe mjete të sofistikuara komunikimi.

Nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve, familjarët kishin udhëtuar drejt Dubait për ta takuar, duke përfituar nga një rrjet i gjerë ndihmësish që lehtësonin lëvizjet e tij mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga lëvizjes e familjarëve, policia ka gjurmuar dhe ka lokalizuar të riun shqiptar.

Autoritetet italiane pritet të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia./ZËRI

Poll

MOS HUMB