Aktualitet

ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën Elbasan-Rrogozhinë: Nyja lidhëse është pjesë e projektit, por do të ndërtohet më vonë

Sipas ARRSH-së, projekti parashikon ndërtimin e një nyjeje të re rrugore, e cila do t’u mundësojë banorëve të Paprit, Cërrikut dhe zonave përreth aksesin në autostradë.

M.K.
ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën Elbasan-Rrogozhinë: Nyja
harta e projektit

ELBASAN- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me hyrje-daljen e zonës së Paprit në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë, duke sqaruar se zona nuk do të mbetet pa lidhje me aksin e ri rrugor.

Sipas ARRSH-së, projekti parashikon ndërtimin e një nyjeje të re rrugore, e cila do t’u mundësojë banorëve të Paprit, Cërrikut dhe zonave përreth aksesin në autostradë.

Megjithatë, kjo nyje nuk është pjesë e punimeve që po zhvillohen aktualisht, pasi nuk është përfshirë në kontratat e fazës së parë të projektit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ndërtimi i nyjes do të realizohet në një fazë të dytë, në vijim të zbatimit të projektit.

ARRSH u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacionet mbi ecurinë e projektit dhe ndërhyrjet e parashikuara t’u referohen vetëm njoftimeve zyrtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB