Aktualitet

Arsenal armësh dhe drogë, arrestohen babë e bir në Fier, pamjet e ndërhyrjes së policisë në banesën e tyre

Adiol Hada dhe Asqeri Hada ranë në prangat e policisë së Fierit, pas hetimeve që zgjatën për rreth një muaj

E.K
Arsenal armësh dhe drogë, arrestohen babë e bir në Fier,
MOMENTI I ARRESTIMIT

TIRANË- Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku ranë në pranga bab e bir, pasi iu gjet një arsenal armësh dhe një sasi droge. Fillimisht policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin Adiol Hada, pasi u kap me një sasi prej 1 kilogramësh kanabis në makinë, të cilën do e shiste me doza të vogla, dhe më pas u ushtrua kontroll në banesën e babait të tij. Në banesën në pronëi të shtetasit Asqeri Hada, Policia gjeti 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Neë Start 2”.

Zbulohet një arsenal armësh dhe një sasi droge.

Sekuestrohen armë zjarri, granata luftarake, municion luftarak dhe drogë.

Vihet në pranga një shtetas 34-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga edhe babai i tij, pasi në banesë u gjet arsenali i armëve dhe një sasi tjetër e lëndës narkotike.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore 1-mujore, me mbështetjen e Forcave Operacionale dhe “Shqiponjat”, finalizoi operacionin policor të koduar “Neë Start 2”.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Suk, Roskovec.

Bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit për 34-vjeçarin që shiste drogë dhe posedonte armë zjarri, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kapën në dalje të fshatit Suk, Roskovec, shtetasin A. H., ku në automjetin e tij gjetën rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, nga kontrolli i banesës dhe i lokalit në pronësi të tij dhe babait të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi edhe i shtetasit A. H., 61 vjeç.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB