DIVJAKË- ZËRI ka ndjekur një skemë mashtrimi, ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Bëhet fjalë për dy platformat TXEX dhe XEUX. Këto dy platforma paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Një ndër qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve raportohet të jetë Divjaka, ku ZËRI u intersua nga afër për mënyrën se si funksionon skema në këtë qytet. Banorët kanë treguar me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra s ii tërheqin lekët. Ajo që vihet re siç raporton edhe banori në fjalë është mosha e përdoruesëve ga fëmijët deri tek pensionistët. Për më tepër ndiqni banorin…
Banori- Po doni të hyni ju…nuk jemi trembur asgjëkundi….pse trembeni ju vazhdon loja…një miku jonë ka shkuar 100 mijë euro e çfarë se humba një mijë euro.
I drejtohet banorit tjetër: Cfarë thotë kjo loja është me humbje…banori tjetër: varet ca humbin ca fitojnë
Banori: Janë dy lojra…ata që janë futur shpejt kanë marrë kanë hedhur dhe lekët i kanë marrë dorazi, pot ë vesh ti marësh tani merr por nëse ke 10 mijë euro do shkosh ti marrësh në bankë, por paguan dhe taksat nuk e di sa përqind. Keni futur ju…është një lojë e dytë jep shumë ajo po është pak me problem kjo e para është e rregullt. Ajo është kshu si rregull nëse fut 1 mijë dollarë, ajo është me përqindje dhe fillon 13 përqind, të jep dy sinjale dhe fillon pastaj vazhdon 14 përqind, 15, 16 sa më shumë lekë të kesh aq më shumë rritet përqindja …nëse ke 10 mijë euro merr 150 në ditë pastaj vazhdon në rritje prap. Ja un kam çunin, çuni ka kap 20 mijë.
Si i tërheqin lekët?
Banori: Një pjesë lekët i kam marrë në Kosovë unë për arsye se janë pa taksa…ajo ka edhe një rregull nëse ke 5 mijë ose 10 mijë nëse do të tërheqësh 2 mijë ose 3 mijë duhet ti hedhësh në bilanc ato i merr sti luan njeri në program i ke si bankë më vete. Nëse nga 10 tërhoqe tre ngelen 7 nuk i tërheq dot më derisa të shkojë 14 ose i tërheq po do paguash 20%, nëse do tërheqësh 5 mijë euro 2 mijë do ti mbajë ajo, është si rregull duhet të shkosh 10 mijë të mos paguash 20% e ka si kontratë. Unë ka 5-6 muaj që i kam fut, 1 mijë dollar, 800 mijë lekë zëre se hëngra një drekë një darkë…megjithatë ne i kemi marrë lekët tona ne kemi marrë më shumë…dhe po humbën 1 mijë dollar një darkë është
Banori: Është në Kanada…është menatliteti i njerëzve që kanë frikë kjo loja ka 5-6 vite e di ti sa njerëz janë pasuruar me ktë lojën ..ksaj tani i doli si bojë dhe kanë marrë vesh dhe frikësohen njerëzit. Para ca kohësh kur ishte një si tërmet u ndërpre një ditë dhe i zuri paniku njerëzit dhe nxorri shpallje dhe tha ne do vazhdojmë lojën dhe lekët nuk i dha paradite por i dha në darkë të gjitha…kurse kjo loja e dytë jep shumë, futi çuni për tre ditë vajti 10 mijë euro. Duhet të vijë njëri me link dhe ai i shpërndan pastaj, ka një rregull ai personi që do hyjë ka për detyrim të fusë deri në 5 veta dhe krijon grup kalon si agjent.
Banori tjetër: Këtu kanë luajtur gjithë plakat…ato kanë marrë plakat nga 70 vjeçe nga 80 vjeçe nga 20 mijë euro aty…janë shumë loja. Po u regjistrove ti pastaj fut tjetrin pa problem fare, pastaj kalon tjetrin tjetrin dhe ata që janë agjent marrin pak më shumë…quhet biznes
Banori: Nusja ime lekët e mia i ka marrë …1 milion të miat i kam marr e un.
Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksi na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për dy platformat TXEX dhe XEUX. Këto dy platforma paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Por për çfarë bëhet fjalë më konkretisht? Burime për ZËRI bëjnë me dije se Policia shqiptare është duke i hetuar këto platforma dhe kanalet e tyre në Telegram dhe rrjete të tjera. Aktualisht, po të njëjtat burime bëjnë me dije se numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para është gati 6 mijë. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë./ZËRI