burgu-greqi
GREQI- Në një aksion të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, policia greke bastisi burgun e Malandrinos, duke synuar qelinë e një të dënuari shqiptar. Sipas raportimeve nga mediat greke, policia hasi vështirësi, pasi burri kishte siguruar derën e qelisë me një copë druri.
Megjithatë, oficerët arritën që të hynin pasi 'shkatërruan' pengesën. Ata kontrolluan zonën dhe gjetën një thikë me këllëf të zi dhe disa çelësa, ndërsa u kryen gjithsej 16 kontrolle në qeli. Operacioni nxjerr në pah përpjekjet e autoriteteve greke për të luftuar posedimin e sendeve të ndaluara brenda burgjeve./ZËRI
Poll