TIRANË-Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokatin e saj, Ardian Kalia. Mësohet Ballukut iu komunikua zgjatja e hetimeve deri në janar 2027. Edhe avokati i saj, Kalia në dalje të ambjenteve nga Prokuroria e Posaçme deklaroi shkurtimisht për mediat se çështja është në fazë hetimesh dhe do të ketë edhe një zgjatje.
‘Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje’,- u shpreh avokati i Ballukut.
Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë. Në njoftimin e fundit zyrtar të SPAK thuhet se Balluku vijon të jetë e pandehur për tetë raste të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, ndërsa ndaj saj rëndojnë edhe akuzat për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Iish-ëvendëskryministrja po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. SPAK raportoi se Ballukut i janë sekuestruar 2 vila, një në Dhërmi dhe një në Palasë, të cilat dyshohet se ishin fshehur nën emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare./ZËRI