TIRANË-Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me drejtuesit e gjimnazeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit ka paralajmëruar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke e lidhur këtë nismë me nevojën për të frenuar kërcënimet dhe agresionin në internet.
"Është koha t’i japim përgjigje pyetjes sesi do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç dhe sesi do ta adresojmë gjithë këtë masë agresorësh që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin erëzin e qetësinë familjeve", tha Rama.
Rama foli edhe në lidhje me masat që duhen marrë për të ndalur valën e dhunës dhe për përgjegjësinë që duhet të marrin edhe prindërit e të miturve që djegin e shkatërrojnë. Kreu i qeverisë tha se një opsion është edhe ulja e moshës së lejuar për dënimin penal, që aktualisht është 18 vjeç.
“Unë nuk jam i idesë që për të miturit përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot BE, ulja dhe ndryshimi i natyrës së qasjes ndaj përgjegjësisë penale. Është një opsion që do ta studiojmë, dhe do ta shohim nëse do ta ulim moshën për dënimin penal, do ta diskutojmë”, deklaroi kreu i qeverise.