Aktualitet

Zjarr në "Hotel Tirana", përfshihet nga flakët kati i katërt! Çfarë ndodhi...

Sipas informacioneve paraprake, këtë herë flakët kanë përfshirë katin e katërt të Hotel Tirana.

zh.ll
Zjarr në "Hotel Tirana", përfshihet nga flakët kati i
hotel tirana

TIRANË- Një tjetër incident me zjarr është raportuar në Tiranë, pas atij të ndodhur më herët në “Pallatin Arlis”, mesditën e 14 prillit. Këtë herë, flakët kanë përfshirë një dhomë në katin e katërt "të Hotel Tirana". Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një klient ka lënë një objekt ndezur në dhomë, duke shkaktuar djegien e krevatit në katin e katërt të hotelit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Falë reagimit të shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe më pas është shuar plotësisht.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB