Aktualitet

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin emigrantët shqiptarë për vendbanim në PER

KQZ nënvizon se Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë

I.F
Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë, të ndjekin hapat e duhura. KQZ nënvizon se Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë për të ndihmuar shqiptarët që të aplikojnë në mënyrën e duhur dhe të vendosin të dhënat e sakta.

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëron se sipas legjislacionit në fuqi mbron të dhënat personale të shqiptarëve dhe iu bën thirrje të bëjnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk janë të vlefshme për regjistrimin në platformën e regjistrimit.

“KQZ Shqipëri u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë. KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”, shkruan KQZ.

Bileta avioni, foto familjare dhe karta krediti, çfarë vendosin

Deri më tani kanë aplikuar pothuajse 100 mijë emigrant dhe janë refuzuar 36 mijë kërkesa. Italia dhe Greqia kryesojnë listën e kërkesave për të votuar. Për t'u regjistruar emigrantët duhet të futen në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB