Aktualitet

Edmond Rrushi jep dorëheqjen si drejtor i AKU-së, e zëvendëson Komici

Edmond Rrushi, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk e ka bërë me dije arsyen e dorëheqjes.

k.m.
Edmond Rrushi jep dorëheqjen si drejtor i AKU-së, e
 Olsi Komici dhe Edmond Rrushi

TIRANË- Edmond Rrushi nga sot nuk është më në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Rrushi ka dhënë dorëheqjen sot për arsye që ende nuk dihen. Në vendin e tij, postin e ka marrë Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili do të marrë postin e ri në krye të institucionit që kujdeset për cilësinë e ushqimit në vend.

Edmond Rrushi u caktua në detyrë më 30 Tetor 2023, duke zëvendësuar në këtë detyrë Jeta Dedën. Ai ka qenë deputet nga radhët e LSI në 2019-2021. Gjithashtu ai ka mbajtur poste edhe si drejtori i QSUT, apo dhe si zv.drejtor i Pwrgjithshwm i ALUIZNIT gjatw qeverisw Meta-Berisha. Edhe pse mbante njw post publik, ai ka zgjedhur qw tw mos e bwjw me dije arsyen e dorëheqjes. Por sipas "Top Channel", ai është tërhequr për shkak se do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Megjithatë nuk sqarohet se me cilën forcë politike do të garojë në këto zgjedhje tashmë ish-kreu i AKU-së.  

Megjithatë, pas, nuk lë një institucion me një punë dhe shërbim ndaj publikut për t'u mbajtur mend, ose për t'u marrë shembull.

Përkundrazi! 

Në të shkuarën, ZËRI ka tentuar që ta vërë disa herë në lëvizje kreun e AKU-së lidhur me disa çështje shumë të rënda që lidheshin drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve. Një shembull ishte mjelli Diamond dhe Ola, që vazhdonte dhe shitej, edhe pse u kap që ruhej në një ambient me minj, madje mielli kishte zënë krimba. ZËRI bëri disa shkrime, madje tentoi disa herë që të merrte një sqarim, por Edmond Rrushi nuk iu përgjigj kurrë pyetjeve të gazetarëve lidhur me masat e marra për të menaxhuar problemin.

Por jo vetëm kaq! Në një tjetër rast, kur u zbulua tregtimi i një sasie prej 1357 kg mish pule i infektuar me salmonelë, në rrjetin e dyqaneve KFC, sërish nuk pati asnjë sqarim nga AKU-ja. Madje tentuan që të fshihnin atë që kishte ndodhur. Për këto dhe shumë të tjera, Rrushi po lë pas një karrierë për të mos u pasur zili.

Në vend të tij, tsahmë postin do ta marrë Olsi Komici, i cili është i diplomuar “Jurist” në vitin 1998 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Komici ka një eksperiencë të gjatë profesionale në administratën shtetërore në pozicione të ndryshme pune, si jurist, ekspert ligjor, audit, e deri në nivele drejtuese. Në vitet 2005 – 2006 ka punuar si jurist pranë Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, më pas është angazhuar në fushën e kredive të këqija, në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, përfshirë edhe postin e zv.drejtorit të përgjithshëm. Ndërsa për dy vjet, Komici ka punuar në Kryeministri si ekspert ligjor, anëtar i Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronës së paluajtshme shtetërore në zonën Vlorë-Sarandë“. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB