Aktualitet

Biznesmeni Rrok Gjoka paraqitet në SPAK, del pas 3 orësh dhe 'kyç' gojën për mediat

Ndërkohë, sipas burimeve, mësohet se biznesmeni është pyetur lidhur me procedurat e prokurimit dhe tenderët për ndërtimin e rrugëve, të fituara nga kompania e tij, “Gjoka Konstruksion”.

zh.ll

Biznesmeni Rrok Gjoka paraqitet në SPAK, del pas 3 orësh dhe

TIRANË- Biznesmeni Rrok Gjoka është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar për rreth tre orë. Pas daljes nga godina e SPAK, Gjoka nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyen e thirrjes së tij.

Ndërkohë, sipas burimeve, mësohet se biznesmeni është pyetur lidhur me procedurat e prokurimit dhe tenderët për ndërtimin e rrugëve, të fituara nga kompania e tij, “Gjoka Konstruksion”. Prej vitesh, kompania e tij ka fituar tenderë për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB