LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku i plagosur mbeti Sokol Daci, pronai i berberhanes. Mësohet se në vendin ku ndodhi ngjarja i pranishëm ishte edhe një efektiv policie, por ai ka deklaruar se nuk i ka parë autorët e ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se i lënduar nga të shtënat me armë ka mbetur edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur. Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe katër persona të tjerë të cilët, sipas grupit hetimor, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli. Dyshimet janë se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë anëtari i fisit Nikulaj. Kujtojmë se Ardian Nikulaj u vra në prill të 2023 në hotelin e tij në Shëngjin, ndërsa si porositës i kësaj ngjarje dyshohet se eshte Edmond Haxhia.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjukatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë./ZËRI
