Aktualitet

BSH: Listë e zezë për kreditorët, do ndalohen që të marrin kredi!

Denis Deralla tha se në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, do të ketë një "listë të zezë".

k.m.
BSH: Listë e zezë për kreditorët, do ndalohen që
Denis Derralla

TIRANË- Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Denis Derralla ka prezantuar konceptin e ri për të ndaluar kreditë e këqija, ku në këtë rast, të vetmit që e pësojnë janë sërish qytetarët. Në një intervistë të dhënë për "ATA", Deralla tha se në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, do të ketë një "listë të zezë".

Ai shpjegoi se ndryshimet e reja parashikojnë përgatitjen e një “liste të zezë”, për të gjithë ata individë që nuk kanë mundësi të marrin dhe të shlyejnë kredi. Kjo listë, shërben për t’u informuar për të gjithë ata që janë të përjashtuar nga kreditimi nga të gjitha institucionet financiare dhe banka.

“Risi është fakti që një konsumator nuk mund të ketë dy kredi konsumatore. Përmes rregullave të reja përmirësojmë kushtet e kreditimit për konsumatorit dhe i japim mundësi institucioneve të mbështesin me kredi, ata që nuk mbështeten nga bankat,”-tha Deralla. Sipas tij, rregulloja përcakton formën me të cilën duhet bërë analiza financiare.

"Përcaktohen treguesin që institucioni financiar jobankë duhet të ketë parasysh në momentin e miratimit të kredisë dhe nuk i jep mundësi institucionit që të japë kredi atyre që nuk e kanë mundësinë paguese,”-shtoi ai.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Në rregullore parashikohet se një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Po ashtu, do të ketë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë. Pra, projektrregullorja parashikon gjithashtu edhe kërkesa më të detajuara dhe rigoroze të administrimit të rrezikut mbi huadhënien konsumatore.

Prej muajsh tashmë, ZËRI ka denoncuar, denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve kredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija, përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Ky skandal, deri më tani ka marrë 2 jetë njerëzisht. Njëri ishte Pal Trashaj, i cili u vetëflijua para ambienteve të SPAK, ndërsa nga një godinë në ndërtim u hodh Olsi Ibro, i cili ishte një nga pronarët e MCA./ZËRI

Poll

MOS HUMB