
TIRANË-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë mortore në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku po i jepet lamtumira e fundit Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis u shpreh se guximi dhe shpresa ishin dy busulla që udhëhiqnin Kryepeshkopin dhe rrugëtimin e tij. Kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot deklaroi ai e vajtojnë grekë e shqiptarë.
Kyriakos Mitsotakis: Guximi dhe shpresa janë dy busulla që udhëheqin Anastasin dhe rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Përulemi para madhështisë së këtij personaliteti të veçante. Një shembull i ndritur i urtësisë dhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në vendin, ku shërbeu por kudo ku rreh zemra e helenizmit. Ishte një dritë dashurie dhe sakrifice. Një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë. Ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hapi dhjetra institucione shëndetësore dhe arsimore. Nuk është rastësi qëe vajtojmë si grekët dhe shqiptarët dhe kudo në botë. Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shtetev. Kryepeshkopi ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti.
Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë. Shumica prej të pranishmëve e dinë mirë se çfarë arriti Anastasi që nga çasti i parë kur mbërriti në Shqipëri, në vitin 1991. Në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar, me të krishterët të persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë. Megjithatë, duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ai hodhi themelet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Krijoi mbi 400 enori, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë të rinj. Njëkohësisht, hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirëse. Një mrekulli e vërtetë mes rrënojave!
Për grekët dhe orthodhoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte një shërbëtor i palodhur dhe i përulur, duke ofruar shpresë dhe udhëzim shpirtëror për besimtarët orthodhoksë kudo në botë. Me urtësinë e tij teologjike dhe përulësinë e tij, ai dëshmoi se Kisha Orthodhokse mund të jetë një komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror, që bashkon popujt. Prandaj, sot të gjithë ndjejmë një trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë e rëndë që ai na lë. Si bari shpirtëror, ai ndërtoi kisha. Si udhëheqës, ai krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe feve. Ai tregoi se si mund të jesh njëkohësisht një grek i vërtetë dhe një figurë universale. U bëftë shembulli i tij një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë dhe vepra e tij gjettë pasues të denjë. E përcjell me të njëjtat fjalë që ai vetë na la si amanet: "Guxojmë të shpresojmë."
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme./ZËRI