Aktualitet

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, KËTU mund të shihni nëse keni fituar (LINKU)

Aplikantët duhet të kenë kodin e konfirmimit, i cili është unik për çdo aplikant, por kodi duhet të fillojë me 2026****! Pasi të jeni loguar në "llogarinë" tuaj, do të zbuloni nëse jeni fitues ose jo.

k.m.
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, KËTU mund të shihni
Foto ilustruese

TIRANË- Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane "DV 2026", tashmë mund të kontrollojnë "fatin e tyre". Fituesit do të shfaqen në linkun e vendosur nga Ambasada Amerikane në Shqipëri: dvprogram.state.gov. Pasi të futeni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status”. Për të kontrolluar përgjigjet, aplikantët duhet të kenë kodin e konfirmimit, i cili është unik për çdo aplikant, por kodi duhet të fillojë me 2026****! Pasi të jeni loguar në "llogarinë" tuaj, do të zbuloni nëse jeni fitues ose jo.

"Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2026. Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik,"-njofton Ambasada.

Por, herë pas here serveri i faqes është i padisponueshëm, pasi aktualisht janë miliona aplikantë që tentojnë të futen dhe të kontrollojnë statusin e tyre./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB