
TIRANË- Një grup i skuadrës franceze ishte në Tiranë gjatë javës për të marrë në pyetje tre persona të dyshuar si trafikantë. Hetuesit kanë ardhur në Shqipëri për të marrë në pyetje disa të arrestuar në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas "TopChannel", hetuesit kanë ardhur për dosjen ndaj Zabit Fisnikut, Redjan Doda dhe Fabi Isakut, të dyshuar për trafik në kuadër të grupit kriminal tregon se si nga burgu urdhërohej shpërndarja e drogave. Në Francë, hetimit iu nënshtruan 6 shqiptarë. Ndërkohë që për bashkëpunëtorët e tyre SPAK konfirmoi se njerëzit kryesorë të rrjetit me nofkën “David” vepronin në Shqipëri duke drejtuar anëtarët për shpërndarjen e drogave në Evropë përmes telefonit.
Por tre shqiptarët e pyetur nga francezët kanë insestuar asnjë nga personat apo emrat që i kanë pyetur hetuesit e huaj për të marrë të dhëna.
Zabit Fisniku ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të trafikut të femrave. Vlera e drogës që është sekuestruar e kalon shifrën prej 1 mln eurosh. Aktiviteti i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shqiptar, pra "Davidi", i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri. Në kuadër të këtij hetimi në Francë dhe në Shqipëri, u identifikuan 19 persona, shqiptarë e të huaj, të pëfshirë në trafikun e drogës, heroinë e kokainës. Nga këta, në Francë u arrestuan 16 persona, shqiptarë e të huaj. Ndërsa 3 shqiptarët e tjerë u kapën në vendin tonë me urdhër-arresti nga SPAK./ZËRI