Aktualitet

Gjysma e Shqipërisë në 'black-out'! OSHEE: Ra linja e transmetimit 220 kv!

Për shkak të një defekti në linjën 220 kilovolt, nuk furnizohet me energji nënstacioni i Spitallës dhe i Rrashbullit.

k.m.
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out'! OSHEE: Ra linja e
Foto ilustruese

TIRANË- Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur në terr. Një defekt në linjën e furnizimit la këtë dielë pa energji elektrike disa nga qytetet më të mëdha në qendër dhe në jug të vendit. Për shkak të një defekti në linjën 220 kilovolt, nuk furnizohet me energji nënstacioni i Spitallës dhe i Rrashbullit. Pa drita janë Durrësi, Fieri, Vlora, Kavaja, Shkozeti, Rrogozhina, Lushnja dhe Saranda. Përjashtim bën vetëm porti i Durrësit, i cili në raste të tilla sipas protokollit furnizohet me energji elektrike nga gjeneratorët.

“Në oren 17:37 si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike Rajonet Vlorë, Durrës, Berat, Fier. Nëpermjet linjave alternative u është dhënë tension nën-stacioneve të ketyre rajoneve dhe po punohet per rikthimin e energjisë në të gjithë abonentët,”- thuhet në njoftim zyrtar.

Pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier. Gjithashtu edhe në Sarandë dhe Lushnjë pas gati 1 ore pati një rikthim të energjisë elektrike. Gjithashtu, pjesërisht në 80% të qytetit energjia elektrike u rikthye në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë vijon puna për të kthyer energjinë elektrike në të gjitha qytetet e prekura. Grupet e punës janë në terren, por ende nuk ka një afat sesa do të zgjasë zgjidhja e problemit në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB