TIRANË-Gjykata e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi me 24 vite burg Ilir Beqarajn alias Maçellaraj alias Brahimi, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Fushë-Krujë.
Prokuroria ka bërë me dije se provat kyçe që rëndojnë ndaj Beqarajt janë lëvizjet e tij pranë banesës së Bejtjas, të fiksuara nga GPS-i i mjetit me qira, si dhe gjurmët e ADN-së së gjetura në një automjet 'Volkswagen Golf të zi'. Ky mjet u përdorur nga autorët, njëri prej tyre edhe Flodian Plaku, gjithashtu i arrestuar, për t’u larguar pas djegies së makinës së parë me të cilën kryen vrasjen.
Beqaraj u arrestua në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor. Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje. Beqaraj është kunati i Roan Brahimit alias Sidore Prendit, i ekzekutuar në maj të vitit 2024 në Athinë, i cili strehohej në Dubai, teksa në muajin Prill të këtij viti i ekzektuan edhe të atin, Gjovalin Prendi në Lezhë.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit 2024 brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI