Politikë

“Dialog, po me kë?” Rama reagon pas refuzimit të dialogut nga studentët: Jam në dispozicion!

Kryeministri ka deklaruar se mbetet i gatshëm për t’u ulur në dialog me protestuesit duke e lidhur këtë gatishmëri me kërkesën për të ditur se kush është pala me të cilën duhet të zhvillohet dialogu.

M.K.

 

“Dialog, po me kë?” Rama reagon pas refuzimit të dialogut
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve dhe pedagogëve duke përsëritur gatishmërinë e qeverisë për dialog edhe pse nga protesta janë artikuluar thirrje për dorëheqjen e tij dhe kundër qeverisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale Rama është ndalur te qëndrimet e protestuesve duke vënë në dukje se deri tani  mesazhet e përcjella nga pedagogët dhe intelektualët e pranishëm në protestë kanë qenë thirrje për dorëheqje dhe kundër qeverisë.

Kryeministri ka deklaruar se mbetet i gatshëm për t’u ulur në dialog me protestuesit duke e lidhur këtë gatishmëri me kërkesën për të ditur se kush është pala me të cilën duhet të zhvillohet dialogu.

“Tani kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë” tha Rama.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen në një kohë kur protesta e studentëve dhe pedagogëve vijon në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB