Aktualitet

“Ndyrësirë!!! Ça je ti!” Ulërima histerike ndaj fëmijëve jetimë të “Zyber Hallullit” (VIDEO)

Lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se prej rreth 1 muaji, njëra nga kujdestaret ulëret vazhdimisht ndaj fëmijëve.

zh.ll
“Ndyrësirë!!! Ça je ti!” Ulërima histerike
pamje nga rasti i denoncuar

TIRANË- Një rast shqetësues është denocuar në Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë, duke sjellë edhe një herë në vëmendje shqetësimet e vazhdueshme lidhur me mënyrën si menaxhohen institucionet e kujdesit social. Lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se prej rreth 1 muaji, njëra nga kujdestaret ulëret vazhdimisht ndaj fëmijëve teksa i ushqen në mëngjes. Në vidoen e mëposhtme, të publikuarr nga JOQ, mund të dëgjohen qartë ulërimat e kujdestares.

Sipas denoncimit, mësohet se ngjarjet ndodhin në orët e mëngjesit, rreth orës 08:00. Është pikërisht orari kur fëmijët do të ushqehen. Qytetarë të shumtë janë 'dëshmitarë' të ngjarjes së përsëritur, të cilët kanë dëgjuar ulërimat e kujdrestares. 

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim urgjent! Tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli ka rreth 1 muaj që një nga kujdestaret dëgjohet sistematikisht që ulëret fëmijëve. Ora 8 e mëngjesit. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë një fëmijë që do të ushqehet për të merituar një trajtim të tillë. Ka rreth 1 muaj dëgjohet kjo. Më parë nuk kemi dëgjuar gjë.”

Ky rast kërkon hetim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe nga institucionet përkatëse, në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga çdo formë abuzimi dhe të marrin kujdesin që meritojnë.  Raste të tilla janë bërë të përsëritura kohët e fundit, prandaj dhe vëmendja që marrin është e madhe. Për më tepër, qytetarët ngrejnë shqetësimin se në institucionet e kujdesit social mungon monitorimi dhe kontrolli efektiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB