Aktualitet

Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike (VIDEO)

Këlliçi është parë i vetëm teksa ka mbërritur në ambietet e SPAK, por nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij, ndërsa pritet në zbardhen në vijim.

zh.ll
Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra
Belind Këlliçi ne spak

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratie, Belind Këlliçi, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), teksa gjatë mbërritjes nuk u prononcua për gazetarët. Por, në dalje nga SPAK, pasi qëndroi mbi 1 orë e 30 minuta, Këlliçi ka zbuluar për mediat se është se u thirr për çështje periferike.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, deklaroi ai vetë për gazetarët pa dhënë detaje të mëtejshme.

Burimet sqarojnë se pyetjet lidheshin me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit të PD më 11 dhjetor 2021. Këlliçi ishte një nga organizatorët e Kuvendit, ku Berisha shkarkoi Bashën dhe mori drejtimin e PD-së. Sipas burimeve, hetuesit e kanë pyetur Këlliçin se kush e financoi këtë aktivitet, kush ka paguar për organizimin e tij, nëse shpenzimet janë mbajtur apo jo sipas kërkesave ligjore dhe nëse janë deklaruar sipas ligjit

/ZËRI

Poll

MOS HUMB