Aktualitet

Matura Shtetërore 2026/ Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve

Sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2026, provimet do të nisin në orën 10:00 dhe kohëzgjatja do të jetë 2 orë e 30 minuta.

zh.ll
Matura Shtetërore 2026/ Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve
Ministria e Arsimit dhe Sportit

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimit të Maturës Shtetëore 2026. Sipas njoftimit të publikuar nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, më 2 qershor do të jepet provimi i gjuhës së huaj, më 9 qershor ai i gjuhës shqipe, më 16 qershor do të jetë provimi i matematikës, ndërsa provimi i lëndës me zgjedhje do të jetë më datë 23 qershor. Sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2026, provimet do të nisin në orën 10:00 dhe kohëzgjatja do të jetë 2 orë e 30 minuta.

Njoftimi:

Është tashmë publike rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional.2 qershor ·  Provimi i gjuhës së huaj

9 qershor ·  Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

16 qershor ·  Provimi i matematikës

23 qershor · Provimi me zgjedhje

Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.

Kujdes! Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores. Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë.

Poll

MOS HUMB