Aktualitet

Ortaku e kallëzoi se pastroi 1.5 mln €! Deputeti i PD, Luan Baçi merret në hetim nga SPAK

Deputeti i PD u kallëzua në vitin 2024 në SPAK nga ish-ortaku i tij Aredin Behari, i cili pretendon se Baçi ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh.

F.I
Ortaku e kallëzoi se pastroi 1.5 mln €! Deputeti i PD, Luan
Luan Baçi

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është zyrtarisht person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Baçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi ku qëndroi rreth 40 minuta. SPAK po kryen verifikime për deputetin demokrat për konsumimin e dy veprave penale “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.

Deputeti i PD u kallëzua në vitin 2024 në SPAK nga ish-ortaku i tij Aredin Behari, i cili pretendon se Baçi ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Konkretisht gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Demokrati është marrë në pyetje dy herë në vitin 2024 si person në dijeni, ndërsa tashmë do të pyetet si person nën hetim.

DOSJA

Aredin Behari, pretendon se Luan Baçi, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ka vjedhur pasurinë dhe nuk ka deklaruar të ardhurat si subjekt i ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nënpunësve publike në periduhën që ka qenë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier (DRShTRr). Në kallëzim Behari parashtron se në vitin 2008 ka themeluar dhe ka qenë aksioner i vetëm i shoqerise “Geral AM” shpk. Më 31 shtator 2009 i ka shitur 50 për qind të aksioneve Krienko Memo.

Pas kësaj Aredin Behari i ka shitur 10 për qind të aksioneve Elsa Baçi, e cila me prokurën e përgjithshme të datës 15 shkurt 2010 ka emëruar si përfaqësues me tagra të plota bashkëshortin e saj, deputetin Luan Baçi. Aredin Behari thotë se në 8 korrik 2012 ortakët e “Geral AM” kanë realizuar një marrëveshje, ku ortakët kanë rënë dakord që të pranojnë kërkesën e ortakut Aredin Behari, i cili në këtë periudhë, ndodhej në pamundësi financimi, t’i shesë të gjitha pjesët e tij takuese të ambienteve të shërbimit, pishinave, garazheve, dhe pjesëve të tjera ndihmëse të godinës “B” me përjashtim të 21 apartamenteve me sipërfaqe 1,444 m². Për shkak të pamundësisë së financimit, ortakët kanë pranuar kërkesën e Aredin Beharit për të përdorur veç financimit me para kesh edhe mundësinë e kleringut me nënkontraktorët por me miratimin e dy administratorëve Krienko Memo dhe Aredin Behari.

Në vazhdim të aktivitetit, ortaku Elsa Baçi ka përfituar disa sipërfaqe dhe ambiente në objektin “B” dhe “A” të kompleksit turistik “Diamond Hill” në Vlorë. Aredin Behari me dëshirën e tij i ka shitur ortakëve Elsa Baçi dhe Krienko Memo tarracën e godinës “A”. Më 10 Prill 2012 Aredin Behari i ka shitur 40 për qind të aksioneve të tij Krienko Memos, duke u zhveshur nga të drejtat lidhur me ortakërinë. Krienko Memo dhe Elsa Baçi duke qenë ortakë të vetëm, kanë vazhduar aktivitetin tregëtar duke investuar në kompleksin “Diamond Hill”.

Për sa ka parashtruar, Aredin Behari, pretendon se bashkëhsorti i Elsa Baçi, Luan Baçim në kohën që janë vënë këto pasuri ka qenë Drejtor i Transportit Rrugor Fier dhe se këto pasuri nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. Aredin Behari, pretendon se pasuria e Elsa Baçi në fillimet e aktivitetit tregtar në vitin 2010 ka qenë në shumën 450mijë euro, dhe deri më tani ky aktivitet ka gjeneruar të ardhura për cilat kallëzuesi pretendon se nga të dhënat që disponon Luan Baçi, nuk i ka deklaruar në ILDKPKI dhe se i ka fshehur në rrjedhën e viteve.

Për këtë çështje prokurorja Manjola Kajana ka kryer disa verifikime në ILDKPI, zyra e Transportit Rrugor dhe biznese. Njëherësh në 6 korrik 2023, ditën kur prokurorja Kajana ka mbyllur dosjen, ka marrë në pyetje deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Luan Baçi. 

Poll

MOS HUMB