Aktualitet

DETAJE/ 66-vjeçari u ekzekutua brenda lokalit në karburantin e tij, autori i shkoi në tavolinë

66-vjeçari ka qenë në tavolinë me të tjerë persona kur autori ka hyrë i armatosur dhe e ka qëlluar për vdekje.

F.I
DETAJE/ 66-vjeçari u ekzekutua brenda lokalit në karburantin e tij,
pamje nga vendngjarja

SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku Rexhep Ismaili u ekzekutua me armë zjarri.

Rexhep Ismaili është ekzekutuar me armë zjarri brenda në lokalin e karburantit në pronësi të tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. 66-vjeçari ka qenë në tavolinë me të tjerë persona kur autori ka hyrë i armatosur dhe e ka qëlluar për vdekje.

Pas të shtënave ndaj viktimës, në lokal ka pasur përplasje me armë, pasi persona që ndodheshin brenda banakut kanë marrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit të dyshuar.

Poll

MOS HUMB