Aktualitet

Ekzekutohet me plumb në kokë në lokalin e tij kryetari i Shoqatës Çamëria, autori në kërkim (EMRAT)

Personat që kanë qenë në tavolinë me Ismailin janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

F.I
Ekzekutohet me plumb në kokë në lokalin e tij kryetari i
Rexhel Ismaili

SARANDË- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Gjashtë” në Sarandë, ku u ekzekutua Rexhep Ismaili 66 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e lokalit të një karburanti në pronësi të 66-vjeçarit gjatë një konflikti mes disa personash. Policia njofton se sherri ka agravuar në përdorimin e armës, ku Lulzim Tabaku që ka qëlluar me plumb në kokë 66-vjeçarin Ismaili, i cili rezulton të jetë edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë.

Personat që kanë qenë në tavolinë me Ismailin janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB