
Vendi ku u vra Alfred Dedja
TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se viktima jetonte në Itali dhe se njihej ndryshe me pseudonimin “Daku”. Ndërsa për autorin, Çelmeta ka raportuar se Julian Gjoshi ka përdorur pistoletë për të vrarë Alfred Dedjan dhe ka qëlluar të paktën dy plumba.
Ngjarja ndodhi këtë pasdite në Ndroq. Gjoshi është në kërkim nga policia. Pista kryesore e hetimeve janë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit që është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës.
Poll