TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e SPAK dhe BKH, i zhvilluar në një nga kullat luksoze të kryeqytetit "Green Toëer Forever", ku në shënjetër ka qenë një qendër Call Centeri, që dyshohet se operon në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.
Bëhet me dije se 10 persona janë arrestuar, ndërsa SPAK ka shpallur në kërkim 3 vëllezërit: Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj. Sipas informacioneve Alfred Prekaj është pronar i kompanisë “Balkanspro” që operon me aktivitet Call Center, Telemarketing. SPAK dhe BKH kanë arritur të sigurojnë prova materiale nga aksioni dhe se sot vazhdon marrja në pyetje e disa persona të përfshirë në ngjarje. Hetimi vjen pas një investigimi të përbashkët të emisionit italian "Le Iene" me gazetarët e emisionit në Shqipëri "Piranjat".
Si funksiononte skema?
Sipas kësaj skeme, operatorët kërkojnë një investim fillestar prej 250 eurosh, duke ju prezantuar klientëve të mashtruar një llogari të rreme prej 50 mijë eurosh. Për të tërhequr shumën, klientët duhet që të të bëjnë transferta të njëpasnjëshme dhe duke shumëfishuar kësisoj shumën e zhvatur prej tyre.
Siç u bë me dije edhe më herët, grupi ndryshonte vazhdimisht vendndodhjen me qëllim shmangien e gjurmëve. Po ashtu, ndryshohej edhe emri i kompanisë dhe kontaktet. Ne fillim quhej Prodata, ndërsa së fundmi në momentin e ndërhyrjes ishte INFINITE SHPK. Për këtë investigim, janë inflitruar të paktën 15 persona, ku njëri prej tyre madje, ka arritur madje të punojë për disa ditë në këtë call center duke dokumentuar gjithçka dhe duke nxjerrë informacione të rëndësishme që tregojnë se si funksiononte ky grup kriminal, i cili arrinte të përvetësonte deri në 20 milionë euro në muaj me anë të mashtrimit.
Operacioni i ndërhyrjes në ambientet ku kryhej mashtrimi është dekonspiruar dhe të gjitha pajisjet tashmë ishin spastruar me urgjencë, duke lënë vetëm zyrat bosh dhe pikëpyetje mbi lidhjet e grupit kriminal. Janë kryer sekuestrime, masa sigurie të ezkekutuara, persona të arretuar në flagrancë, ndërsa detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim./ZËRI