LEZHË- Detajet të reja kanë dalë nga atentati në Balldren të Lezhës, ku mbeti i vrarë një çifti bashkëshortësh. I vrarë në vend ka mbetur Kreshnik Mujeci së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Lezha për në shtëpinë e tyre.
Visualizza questo post su Instagram
Burime bëjnë me dije se u është bërë pritë dhe më pas është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Dyshimet janë se autorët mund të kenë lëvizur drejt fshatit Torovicës.
Pista kryesore mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi Mujeci rezulton një emër i përfshirë në një vrasje të vitit 2016. Ndërkohë, policia ka nisur një aksion për krehjen e zonës, ndërsa ka mbledhur dhe ka marrë në pyetje disa dëshmitarë, me breshëri kallashnikovi./ZËRI