LEZHË- Të shtëna më armë zjarri raportohen në Balldren të Lezhës, ku sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën. Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
Dyshohet se si rezultat i të shtënave kanë mbetur viktimë dy persona, çift bashkëshortësh, Kreshnik Munjeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci. Sipas burimeve, trupat e pajetë të dy viktimave janë ende brenda automjetit luksoz, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti.
Mësohet se viktima, Munjeci, ishte i përfshirë më parë në vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2026. Megjithatë, nuk dihet nëse atentati sot ka lidhje me të shkuarën e tij.
Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, mejti luksoz është bërë shoshë dhe shenjat e plumave duken në anën e majtë të automjetit dhe në anën e shoferit.
Sakaq, ende nuk dihen detaje dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të bërë këqyrjen dhe mbledhjen e provave./ZËRI