Aktualitet

DETAJE nga atentati në Tiranë/ Autori i maskuar si shpërndarës picash, hetohet konflikti për pronat

Pas vrasjes ai është larguar me motorçikletë të zezë drejt Selitës.

F.I
DETAJE nga atentati në Tiranë/ Autori i maskuar si
Bujar Nasufi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Tiranë, ku i vrarë mbeti Bujar Nasufi 56 vjeç. Autori që ekzekutoi mbrëmjen e kaluar (12 janar) biznesmenin, ishte ishe u maskuar si shpërndarës picash. 

Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Pas vrasjes ai është larguar me motorçikletë të zezë drejt Selitës. Ndërsa më herët në rrugicë ka hyrë dhe makina e të vëllait të 56 vjeçarit.

Hetimi

Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre. Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', në rrugën 'Irfan Tomini' e cila sipas QKB-së rezultonte se ishte në likuidim e sipër, ndërsa së bashku me të vëllanë rezultojnë se kanë ndërtuar pallatin e quajtur 'kulla Ferdinand" ku dhe banonin, ndërsa apartamentet e tjera ishin shitur tek persona të ndryshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB