Aktualitet

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Policia: Autori në kërkim, i plagosur dhe vëllai i tij

F.I
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Policia: Autori në kërkim, i
foto ilustruese

MEMALIAJ- Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Memaliaj, ku u vra 30-vjeçari Endri Goxhaj. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri, ku 29-vjeçar, Donaldo Nela ka qëlluar me armë zjarri 30-vjeçarin Endri Goxhaj.

Goxhaj ka mbetur i vdekur në vend pas të shtënave, por i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. 

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB