Aktualitet

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, parandalohet ngjarja e rëndë në Fier

Policia shkoi për kontrollon në banesën e të riut Igli Rapa në fshatin Dukas, ku edhe gjetën edhe një kallashnikov.

k.m.
Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, parandalohet ngjarja e
Pamje nga momenti

FIER- Një 45-vjeçar është vendosur në pranga gjatë natës, pasi dhunoi bashkëjetuesen e tij dhe e kërcënonte se do ta vriste. Pas denoncimit, Policia shkoi për kontrollon në banesën e të riut Igli Rapa në fshatin Dukas, ku edhe gjetën edhe një kallashnikov që i arrestuari e mbante pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:


Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje. Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB