Aktualitet

Digjen dy banesa në Pogradec, çatia mori flakë

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

F.m
Digjen dy banesa në Pogradec, çatia mori flakë
Foto Ilustruese

POGRADEC- Dy banesa në Pogradec janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje. Fillimisht zjarri ka përfshirë çatinë e përbashkët të dy banesave dhe më pas flakët janë përhapur. Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë zhvendosjen e banorëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po lufton me flakët. 

Njoftimi i policisë Pogradec:

Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri. Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë. Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Poll

MOS HUMB