TIRANË- Pasdien e kësaj të hëne u numërua dita e 65-të e protestës qytetare e cila e ka zanafillën e saj që prej datës 31-maj menjëherë pas incidenteve të ndodhura në Zvërnec. Qytetarët u mblodhën këtë pasdite në shëshin ‘Skënderbej’ , si edhe në ditët e kaluara.
View this post on Instagram
Me pankarta dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama, qytetarët vazhduan marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë dukë përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët, si në netët e kaluara, ashtu edhe sot po mbajnë fjalime përpara godinës së Kryeministrisë.
Protesta e 65-të pritet të mbyllet me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI