Aktualitet

Dita e 73-të e protestes! Qytetarët marshojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Ashtu si në ditët e kaluara edhe sot, qytetarët u mblodhën në Sheshin ‘Skëndërbej’ ku më pas nisën marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.

M.K.
Dita e 73-të e protestes! Qytetarët marshojnë në bulevardin
foto nga protesta

TIRANË- Sot shënohet dita e 73 e protestës qytetare e cila e ka zanafillën e saj në datën 31 maj, menjëherë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec. Ashtu si në ditët e kaluara edhe sot, qytetarët u mblodhën në Sheshin ‘Skëndërbej’ ku më pas nisën marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.

Në këtë protest janë bërë bashkë grupmosha të ndryshme më një qëllim të përbashkët.

Edhe mbrëmjen e sotme, pritet që përpara godinës së kryeministrisë të mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB