FIER- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme pranë shkollës “Janaq Kilica” në lagjen “Kastriot” të Fierit. Sipas inofrmacioneve paraprake mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë në rrugë.
Në fotot e siguruara, shihet që personi që drejtonte biçikletën është burrë, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë, ndërsa ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Për shkak të plagëve të marra, drejtuesi i biçikletës është transportuar drejt spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë nuk ka informacion se si është gjendja e të plagosurit. Grupi hetimor ndodhet në terren për të hetuar shkaqet e këtij akisdenti./ZËRI