Aktualitet

'Do ngrohemi se është ftohtë', studentët djegin karrigen mes bulevardit (VIDEO)

'Hajdeni të ngrohemi se është ftohtë', dëgjohen të thonë studentët, ndërsa zjarri i ndezur me karrigen është kthyer në një nga momentet e protestës së sotme.

M.K.
'Do ngrohemi se është ftohtë', studentët djegin
foto nga bulevardi deshmoret e kombit

TIRANË- Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa të rinjtë janë mbledhur këtë të mërkurë përpara Kryeministrisë duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas marshimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur në Bulevard ku moti i ftohtë dhe reshjet e shiut nuk i kanë ndalur të qëndrojnë në shesh. Në kushtet e temperaturave të ulëta disa prej tyre i kanë vënë flakën një karrigeje për t'u ngrohur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

'Hajdeni të ngrohemi se është ftohtë', dëgjohen të thonë studentët, ndërsa zjarri i ndezur me karrigen është kthyer në një nga momentet e protestës së sotme.

Reshjet kanë bërë që një pjesë e të rinjve të strehohen në godinat përreth, ndërsa të tjerë kanë vijuar qëndrimin në shesh nën çadra. Gjatë minutave të fundit është vënë re një shtim i numrit të protestuesve.

Deri në momentin e raportimit nuk janë shënuar akte dhune në protestë./ZËRI

Poll

MOS HUMB