Aktualitet

“Do pimë kafe”! Skandal me linjën “Shkozë-Qendër” në Tiranë, shoferët zbresin në tokë pasagjerët në orarin e punës

Qytetarët e pranishëm janë përballur me sjelljen e paprecedentë të drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë ndërprerë shërbimin publik pa asnjë paralajmërim apo shkak të arsyetuar.

F.I
“Do pimë kafe”! Skandal me linjën
AUTOBUSI I NDALUAR

TIRANË-Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet, teksa raportohet se është bllokuar shërbimi i linjës së urbanit “Shkozë-Qendër” në kryeqytet. Sipas denoncimeve të qytetarëve për news24, shoferët e kësaj linje kanë zbritur pasagjerët nga autobusi në mes të rrugës dhe gjatë orarit zyrtar të punës, me pretendimin se do të bënin pushim për të pirë kafe.

Qytetarët e pranishëm janë përballur me sjelljen e paprecedentë të drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë ndërprerë shërbimin publik pa asnjë paralajmërim apo shkak të arsyetuar. 

Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve kompetente për marrjen e masave të përshtatshme.

Poll

MOS HUMB