Aktualitet

Vrasje për pazare droge? Ferdinant Hoti u gjet i vrarë brenda thesit të një makine, arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

Arrestimi i tyre ka përforcuar pistën e hetimeve, ku autoritetet italiane dyshojnë se vrasja lidhet me një larje hesapesh në botën kriminale, konkretisht për trafikun e drogës. 

F.I
Vrasje për pazare droge? Ferdinant Hoti u gjet i vrarë brenda thesit
Ferdinant Hoti

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Itali, Ferdinant Hoti, trupi i të cilit u gjet i pajetë brenda një automjeti të fundosur në ujë. Mediat fqinje raportojnë se në kuadër të hetimeve është arrestuar Eris Makajn dhe të dashurën e tij, Noemi Karibba, të cilët ndodhen në burgun e Padovës me urdhër të gjyqtarit.

Arrestimi i tyre ka përforcuar pistën e hetimeve, ku autoritetet italiane dyshojnë se vrasja lidhet me një larje hesapesh në botën kriminale, konkretisht për trafikun e drogës. 

Një operacion droge i kryer paralelisht me hetimin për vrasjen e Hotit çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij, Noemi Karibba, në banesën e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 800 gramë hashash, afërsisht 200 gramë kokainë dhe 2,000 euro në para të gatshme.

Sipas hetimeve, Eris Makaj mund të jetë i lidhur me Luigi Makajn, 44 vjeç, i cili u arrestua korrikun e kaluar në Mirano, së bashku me bashkëqytetarin e tij shqiptar Amiol Gjoka, 39 vjeç, për tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri. Gjoka u akuzua për vrasjen e një 25-vjeçari i cili me shumë gjasa ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës të Makajt dhe po përpiqej të arratisej. 

Lidhjet me vrasjen e Hotit janë deri në këto momente një hipotezë, ndërsa hetimet e autoritetev italine pritet të zbardhin detaje të reja. 

Ferdinant Hoti u gjet brenda një thesi në sediljet e pasme të një mjeti tip një 'Fiat Bravo', e cila u nxor nga uji mëngjesin e 9 shtatorit në rrugën Via del Santo, në zonën e Padovës. Në momentin kur është ekzekutuar me plumb në kokë, shqiptari i kishte duart e lidhura. Sipas konstatimeve të mjekut ligjor Rafi El Mazloum, i cili kreu autopsinë e trupit, Hoti është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt./ZËRI

Poll

MOS HUMB