
TIRANË- Rayyan Alwan u vra pas një komploti të dy prindërve të saj! Kështu pretendojnë miqtë e 24-vjeçares, e cila u vra nga i ati në një shtëpi me qera, më 22 shkurt në Tiranë. Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë kontaktuar me redaksinë e "Balkanweb" ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e të ndjerës. Sipas tyre, 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte. Por dy fëmijët e saj, jetonin me të atin pas divorcit, pasi mesa duket ky është një rregull në Liban. Duke dashur që të takonte fëmijët e saj, ajo pranoi oferën e të aftit që të shkonte bashkë me të në Liban për të takuar fëmijët e saj.
“Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në ëarschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës. Ryan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në Balkanëeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë,”- thanë ata.
Sipas tyre, nëna e Rayan Alëan ka njoftuar 2 ditë më parë familjen në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident.
“Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt 2025 dhe deri më 21 shkurt 2025, ne humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion derisa nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars 2025, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident automobilistik në Gjermani. Megjithatë, ne nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë,”-shtuan miqtë e të ndjerës.
Po ashtu, ata kanë kërkuar ndihmë për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varoset në Gjermani.
“Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata. Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.
Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI