SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga këcënimi i forcave të Shqiponjave në Shkodër, ku dy efektivë u kërcënuan me jetë gjatë detyrës. Mësohet se përplasja ka ndodhur mes uniformave blu dhe autorët janë efektivët Albert Kapaj, polici i FNSH dhe i vëllai Alfons Kapaj.
Konkretisht polici i FNSH ka patur përplasje fizike me efektivin e Shqiponjave, Altin Preka si shkak i një gjobe. Kapaj i ka ndaluar të këmbët, Prekës teksa ky i fundit ndodhej në një postobllok dhe e ka kërcënuar me fjalët: do t'ju hapim barkun me plumba.
“Sikur të mos mjaftonin vrasjet në Shkodër, edhe uniformat blu kanë përplasje me njëri-tjetrin. Rreth orës 20:00, një nga efektivët, është kërcënuar nga një koleg. Albert Kapaj, punonjës i FNSH, ka pasur përplasje fizike me Altin Prekën, punonjës i Forcave Shqiponja. Kërcënimi ishte që do e vriste dhe do e mbushte me plumba”, raportoi gazetari Eraldo Harlicaj për Top Story.
Dy vëllezërit janë shoqëruar në Polici, ndërsa dëshmia e tyre pritet të zbardhë konfliktin mes tyre./ZËRI
