Aktualitet

"Do ti djeg me benzinë"! Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços

Me lot në sy para kamerave u shpreh se do i digjte me benzinë autorët dhe familjet e tyre.

F.I
"Do ti djeg me benzinë"! Kërcënoi se do hakmerrej
Nevzat Çeço

KORÇË-Nevzat Çeço, babai i të ndjerit Martin Çeço është proceduar penalisht ne gjendje të lirë, pas deklaratave të tij para kamerave për vetëgjyqësi. Babai i Çeços reagoi pas vendimit të Gjykatë së Apelit, e cila liroi nga burgu 3 autorët e dyshuar të vrasjes së të birit. Sipas tij 3 të akuzuarit ishin personat që kishin vrarë djalin e tij dhe tha se nuk i dhimbsej më jeta. Me lot në sy para kamerave u shpreh se do i digjte me benzinë autorët dhe familjet e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”, njofton policia.

Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi një ditë më parë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Mësohet se Gjykata e Apelit ka konstatuar skadimin e afatit të paraburgimit të caktuar në vitin 2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal dhe në kushte të tilla liruar 3 autorët: Valter Mollaj, Edlir Mollaj kushëriri i tij dhe çobani Bleri Angjo. Hetimet për vrasjen vijojnë për të 3 autorët e dyshuar, megjithëse Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë. 

Si ndodhi vrasja

Mbrëmjen e 12 qershorit të vitit 2022, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për t'u nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon./ZËRI

Poll

MOS HUMB