Aktualitet

"Do vdesim këtu"! Banorët e Rrjollit përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet, qëllojnë me gurë fadromat (VIDEO)

Përballë kësaj situate ka ndërhyrë policia për të ndaluar banorët, por këta të fundit janë përplasur edhe me forcat e rendit. 

zh.ll
"Do vdesim këtu"! Banorët e Rrjollit përplasen me
Banorët e Rrjolit

VELIPOJË- Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot, kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt, në zonë. Situata është tensionua, pasi qytetarët janë ulur në rrugë dhe kanë bllokuar automjetet, duke qëlluar me gurë drejt fadromave të kompanisë "Gener 2". Përballë kësaj situate ka ndërhyrë policia për të ndaluar banorët, por këta të fundit janë përplasur edhe me forcat e rendit. 

“Punëtorë ju punëtorë ne, me gjak ju me gjak ne”, shprehen ata ndërsa kanë deklaruar edhe se janë gati të japin edhe jetën për tokën e të parëve.

“Do të vdesim këtu për tokën tonë dhe të gjyshërve”, tha njëri prej banorëve.

Banorët e Rrjollit prej disa ditësh kanë protestuar duke kundërshtuar ndërtimet në pronat e tyre. Ata kanë protestuar para Kuvendi dhe Prokurorisë së Posaçme, teksa nuk janë ndalur as sot, në vendin ku po zhvillohen punimet. Banorët kanë protestojmë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kjo kompani. Ata shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024 biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB