Aktualitet

DOKUMENTI/ Gruaja e Klodian Zotos, bëhet ortake te “ONE Albania”, i bleu aksionet 2000 euro

Ilza Zoto bleu 6.56% aksione me vlerë totale 2000 Euro, duke u bërë ortake me shtetin shqiptar që ka 3% aksione në këtë kompani.

F.I
DOKUMENTI/ Gruaja e Klodian Zotos, bëhet ortake te “ONE
Klodian Zoto

TIRANË-Prej muajit dhjetor 2021, Klodian Zoto është në kërkim nga SPAK e Gjykata Speciale, si i dënuar me nga 8.5 vite burg për mashtrim, falsifikim e vjedhje në landfillet Elbasan-Fier dhe në proces gjykimi për të njëjtat krime në landfillin e Tiranës. Por ai vazhdon të shtojë pasuritë dhe aksionet në kompani strategjike, konkretisht te kompania e telefonisë celulare “ONE Albania”. Në dokumentet e publikuara nga Pamfleti rezulton se ortakëria me kompaninë 'ONE' ësht mundësuar nëpërmjet gruas së tij. 

Ilza Zoto bleu 6.56% aksione me vlerë totale 2000 Euro, duke u bërë ortake me shtetin shqiptar që ka 3% aksione në këtë kompani.

DOKUMENTI/ Gruaja e Klodian Zotos, bëhet ortake te “ONE
DOKUMENTI

Në datën 4 prill 2024, në deklarimin për regjistrimin e Ilza Zotos si ortake e shtuar, pronarët hungarezë të kompanisë “ONE Albania”, kanë deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit e Tatimet, se vlera 2000 Euro e aksioneve që bleu gruaja e Klodian Zotos, është vlerësim faktik sipas gjendjes ekonomike e vlerës së kapitaleve të kompanisë. Kjo vlerë ka ngritur dyshime mbi evazionin fiskal, pasi nuk reflekton gjendjen reale të kapitalit të kompanisë.

DOKUMENTI/ Gruaja e Klodian Zotos, bëhet ortake te “ONE
DOKUMENTI

Kujtojmë, që Ilza Zoto, gruaja e Klodian Zotos, është ortake në kompaninë e ndërtimit “7 D-Sh.p.k”, por dhe te 4 kompani të tjera, në ortakëri me dhëndrin e Ritvan Bodes e Mirel Mërtirin, ndërsa në Ministrinë e Financave, ajo ka menaxhuar 20 milionë Euro “Program për Konvertimin e Borxhit Shqiptar”.

Kompania "ONE Albania" është tashmë e drejtuar nga Gellért Zoltán Jászai, i cili është skeduar për pastrim parash dhe mashtrime financiare.

Poll

MOS HUMB